Politikat e privatësisë

I nderuar pacient,

Mirësevini në faqen zyrtare të AB DENT.

AB DENT është një klinike dentare ne Tirane, e themeluar sipas ligjeve të Shqipërisë, me seli në adresën Rr. Sali Butka Pallati TBM, kati 1 Tirana, 1000 qe ofron shërbimet e saj ne fushën e stomatologjisë. AB DENT disponon faqen zyrtare www.abdent.al. Nëpërmjet Faqes Zyrtare AB DENT, prezanton  kliniken, strukturën e saj, stafin dhe ambientet, shërbimet dhe trajton tema te ndryshme te shëndetit oral. Gjithashtu nëpërmjet faqes zyrtare AB DENT prezanton dhe ofron mundësi për punësim, praktika dhe konsultim online me mjeket e klinikes.  AB DENT e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave personale çështje të një rëndësie të veçantë. AB DENT është angazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre. Me anë të Politikës së Privatësisë, AB DENT ka për qëllim të informojë personat që vizitojnë faqen e internetit të AB DENT, www.abdent.al ne lidhje me mënyrën e mbledhjes, përpunimit, ruajtjes, si dhe masat e marra për sigurinë e të dhënave personale. Të gjithë ju që aksesoni faqen e internetit të AB DENT, www.abdent.al bini dakord me kushtet si vijojnë:

Për vizitorët e faqes www.abdent.al sistemi mbledh informacione standarde të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e faqes, me klikimet e informacionit, artikujve, seksioneve apo rubrikave në këtë faqe.

Të dhënat personale që mblidhen nëpërmjet faqes Zyrtare përpunohen për qëllimin për të cilin mblidhen në përputhje me kuadrin ligjor, nënligjor dhe këtë politikë.

Qëllimi i mbledhjes se informacionit.

Ky informacion mblidhet për të pare qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e pacienteve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm.

Gjithashtu ne lidhje me rubrikën e konsultimit online me mjeket e AB DENT: Pacienti konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtete të tërë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin online, pacienti jep miratimin e tij për procedimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë vetëm për përdorim të brendshëm të AB DENT. AB DENT thekson se dhënia e të dhënave tuaja personale shëndetësore është e detyrueshme dhe është e nevojshme për konsultimin online dhe diagnoze te sakte nga ana e mjekeve tane. Konsulta online rezervohet me dëshirën e çdo subjekti për ti ardhur ne ndihme pacienteve qe kane nevoje për konsultim online para rezervimit te vizitës fizike dhe shume problemeve te tjera te shëndetit oral qe e shikojnë te nevojshëm konsultimin online. Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga AB DENT në përputhje të plotë me legjislacionin ne fuqi. Te dhënat e grumbulluara do te përdoren vetëm për shërbim diagnostik sipas kërkesës se pacientit. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.

KONTAKT. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me legjislacionin ne fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale kundrejt një kërkese ne forme shkresore.