Konsulta Online

Keni nevoje për konsultim, planifikim, këshillim online për problemet dhe shqetësimet tuaja dentare?

Ky shërbim vjen online për të gjithë ata paciente qe nuk vijnë dot fizikisht, kane shqetësime dhe nuk paraqiten dot tek dentisti, ndodhen jashtë shtetit dhe kane nevoje për këshillim dentar apo për arsye të tjera. Konsultimi online kryhet në 4 gjuhe: shqip, italisht, anglisht, frëngjisht.

Synimet e konsultës online

Marrjen e këshillave profesionale të cilat synojnë të ndikojnë në përmirësimin dhe shërimin e shqetësimeve të dhëmbëve, mishrave të dhëmbëve dhe gojës në tërësi.

Këshillim dhe ndihmë për planifikimin e trajtimeve dhe ndërhyrjeve të ndryshme në goje.

Këshillim dhe ndihme në parandalimin e infeksioneve dentare, trajtimeve të kanaleve të dhëmbëve, ekstraksionet dhe problemet periodontale (të mishrave të dhëmbëve.

Këshillim dhe konsultim për prindërit për kujdesin e shëndetit të gojës dhe dhëmbëve të fëmijëve dhe parandalimin e problemeve qe mund të lindin me kalimin e kohës.

Konsultim për personat e moshuar dhe problemet komplekse të gojës, nofullave dhe ushqyerjes normale.

Si kryhet konsulta online?

Plotësoni formën e kontaktit me poshtë dhe me pas ju kontaktojmë ne me të dhënat dhe ekzaminimet qe duhet të dërgoni për të vazhduar konsultën me etapat e radhës.

Platforma e kryerjes është Zoom.

Ora dhe data e konsultës përcaktohen se bashku me pacientin për tu përgjigjur nevojës se pacientit. Pacientit i propozohen disa orare dhe përdoret parimi I dakordsisë në caktimin e konsultës.

Kohëzgjatja e konsultës online është 25 minuta.

Çfarë duhet të përgatis para se të paraqes kërkesën për konsultën online?

Pasi të plotësoni dhe dërgoni formën e kontaktit, ne do ju kontaktojmë dhe t’ju informojmë për ato qe nevojiten qe konsulta juaj të jete sa me e qarte për ju.

Gjithashtu, ju duhet të përgatisni pyetjet dhe nevojat qe ju keni me pare dhe në momentin e konsultës të jete gjithçka gati për të përqendruar kohen në përgjigjet e duhura për ju.

Si trajtohen të dhënat e mia në procesin e konsultës online?

Klinika jone trajton të dhënat e pacienteve në përputhje të plote me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Te dhënat tuaja janë private, nuk kalohen në pale të tjera dhe mbeten sekret profesional. Marrja e kopjes se të dhënat tuaja mund të behet vetëm nga ju, ose persona të autorizuar nga ju me dokument zyrtar, kundrejt kërkesës se shkruar, ose në raste të tjera kur e përcakton ligji.

Tarifa e shërbimit dhe detaje të tjera

Për të marre këtë shërbim dhe për detajet të tjera ju lutem na kontaktoni në formën e kontaktit dhe stafi ynë do ju udhëzojë për hapat e mëtejshëm. Për pagesën e shërbimit do informoheni pas aplikimit te kërkesës tuaj. Për informacione të tjera ju lutem na kontaktoni në info@abdent.al me pyetjet tuaja.

CAPTCHA image