UDHËZIME PAS NDËRHYRJES KIRURGJIKALE
ÇFARË MUND TË NDODHË
Ënjtje: Enjtja është normale pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Për shumicën e pacienteve enjtja mund te jete me e madhe ne ditën e 2 dhe te 3 pas ndërhyrjes dhe me pas do te qetësohet brenda 4/6 ditëve.
Gjakrrjedhja: Ju mund te keni pak gjakrrjedhje pas 12 ose 24 orëve te para te ndërhyrjes, ose lehtësisht shije te gjakut ne goje. Kjo është një gjë normale dhe nuk është për t’u shqetësuar.
ÇFARË NUK DUHET TË BËNI
Mos përdorni pipa për konsumimin e lëngjeve ose veprime thithje me goje apo te pini duhan. Ky veprim mund te sjelle me shume hemorragji dhe te ngadalësojë shërimin.
Mos aplikoni nxehtësi ne fytyre. Nxehtësia mund te përkeqësojë ënjtjen dhe te shkaktoje shqetësime te mëtejshme.
SI TË VEPROJ?
Gjakrrjedhja
Nëse keni shume gjakrrjedhje vendosni një garze sterile mbi vendin e gjakrrjedhjes. Aplikoni lehtësisht presion ne garzën ose mbajeni përsëri kafshuar për te ndaluar hemorragjinë. Mos merrni Aspirine për qetësimin e dhimbjeve. Na telefononi për udhëzime te mëtejshme nëse gjakrrjedhja nuk ndërpritet.
Ënjtje dhe mavijosje
Për te ndihmuar ne qetësimin e ënjtjes, mund te përdorni paketa akulli menjëherë pas kirurgjisë. Aplikoni paketën e akullit te faqe ne krahun e ndërhyrjes. Mbani paketën për 5 minuta dhe me pas mbajeni pa vene për 20 minuta. Kryeni disa here ciklin aplikim 5 minuta dhe pushim 20 minuta. Pas ditës se 1, aplikimi i paketave te akullit nuk është me i nevojshëm dhe nuk ndihmon ne zvogëlimin e ënjtjes.
Gjithashtu ju mund te keni mavijosje ne faqe ose ne pjese te fytyrës ne afërsi te ndërhyrjes. Kjo është një dukuri normale e procesit te shërimit.
Ushqimi
Mos konsumoni ushqime te nxehta dhe ushqime te forta 48 orë pas ndërhyrje kirurgjikale. Mund te konsumoni ushqime te lëngshme ose gjysme te lëngshme. Mos konsumoni alkool 48 orë para ose pas ndërhyrjes kirurgjikale. Mos pini duhan 48 orë pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Medikamente
Ndiqni udhëzimin e mjekut për barnat e përshkruara për ju. Filloni marrjen e barnave kundër dhimbjes para se te dale efekti i anestezisë. Ne këtë mënyrë do te jeni me te qete për parandalimin e fillimit te dhimbjes. Doza për barnat kundër dhimbjes është përgjithësisht: 600 mg IBUPROFEN çdo 6 orë.
Nëse keni alergji ose mbindjeshmëri ndaj ibuprofenit, ose ju është thënë nga mjeku qe mos ta përdorni,
atëherë ju mund te merrni: 500 mg deri ne 1000 mg PARACETAMOL çdo 6 orë. Mos merrni mjekime pa u konsultuar me mjekun me pare.
Nëse dhimbjet shtohen, na telefononi për t’iu dhënë rekomandimet e duhura për ju.
HIGJIENA E GOJËS
Mos shpëlani gojën me force për 12 orët e para pas ndërhyrje kirurgjikale. Përdorni vetëm shpëlarësin e përshkruar nga mjeku, nëse ju është dhënë një shpëlarës ne recete. Shpëlarjen bëjeni me butësi dhe duke rrotulluar tretësirën ne goje, pa përdorur force.
Çfarë te bej nëse shoh qe kam pak gjak ne goje pas largimit nga klinika?
Pak gjakrrjedhje pas ndërhyrjes është krejtësisht normale dhe nuk përben asnjë problem. Ne përfundim te
ndërhyrjes ju do te keni një garze te cilën do ta mbani ne vendin e plagës për pak orë. Kjo do te ndihmoje ne
ndalimin e hemorragjisë dhe formimit e mpiksjes se gjakut ne plage.
Çfarë te bej nëse gjakrrjedhja përkeqësohet ose shtohet?
Nëse ju vini re këtë gjë, atëherë ndërroni garzën me një garze te re sterile dhe vendoseni ne vendin e plagës duke mbajtur gojën mbyllur për te kafshuar garzën dhe për te ndaluar hemorragjinë. Nëse hemorragjia përkeqësohet atëherë na kontaktoni për te marrë udhëzimet e nevojshme.
Kur mund te ha diçka?
Pas 1 orë nga ndërhyrja ju mund te hiqni garzën e vendosur ne përfundim te ndërhyrjes kirurgjikale. Me pas mund te konsumoni diçka për te ngrëne. Ushqimi duhet te jete i bute ose ne forme te lëngshme, sipas udhëzimeve ne këtë flete informacioni. Gjithashtu, ushqimet ose lëngjet duhet te jene te vakëta dhe nuk duhet te konsumoni lëngje nëpërmjet pipës. Këto masa do te ndihmojnë ne një shërim me te shpejte te plagës.
Do te kem dhimbje gjate kohës se shërimit?
Shqetësimi dhe dhimbjet pas ndërhyrjes janë ne proporcion me llojin e ndërhyrjes dhe përmasat. Pas përfundimit te efektit te anestezisë, përafërsisht pas 2 deri ne 4 orë pas ndërhyrjes, ju mund te ndjeni shqetësime. Nëse ju janë dhënë barna kundër dhimbjes atëherë duhet te ndiqni udhëzimet e mjekut.
Do me enjtet fytyra pas procedurës?
Enjtja është një pjese e procesit natyral te shërimit te plagëve, veçanërisht kur kryhet ndërhyrje te mëdha ne indet e gojës. Nëse do te keni ënjtje, ajo mund te shfaqet përgjithësisht ne ditën e 2 dhe te 3 pas ndërhyrjes kirurgjikale. Kjo gjendje mund te sjelle vështirësi ne hapjen e gojës, gëlltitje dhe shqetësim ne përgjithësi.
Për te parandaluar dhe qetësuar ënjtjen ju lutem ndiqni udhëzimet e mjekut dhe përshkrimet ne këtë flete informuese.
Do te kem temperaturë pas kirurgjisë?
Disa paciente mund te shfaqin temperature si pasoje e përgjigjes se organizmit. Ju nuk duhet te shqetësoheni nëse temperatura nuk rritet me shume se 38.5°. Nëse temperature rritet me shume se sa vlera e mësipërme atëherë na kontaktoni.
Kam nevoje te marr antibiotike?
Nëse keni pasur para ndërhyrjes infeksion ne pjesën e interesuar atëherë juve mund t’iu përshkruhet një antibiotik. Është e rëndësishme qe te ndiqen udhëzimet ne recetën e përshkruar. Nëse keni alergji apo merrni barna të tjera duhet te njoftoni mjekun paraprakisht.
Pse me ka mbetur një vrime ne vendin e ekstraksionit?
Kjo është vendi ku ndodhej me pare dhembi. Mbyllja e plote e saj mund te ndodhe për 12-18 jave.
Çfarë është alveoliti?
Pas heqjes se dhëmbit, gjaku futet ne zgavrën e dhëmbit dhe fillon mpiksjen dhe shërimin e plagës. Ky proces rigjeneron plagën por edhe e mbron atë. Ne disa paciente, kjo mpiksje e formuar mund te tretet para kohe. Kjo mund te ndodhe pas 3-4 ditësh pas kirurgjisë. Kjo situate mund te shkaktoje infeksion te mëtejshëm dhe si pasoje dhimbjet tuaja mund te shtohen dhe te shpërhapen, edhe deri tek veshi I krahut qe është kryer ndërhyrja. Ne këtë situate, ju duhet te na kontaktoni menjëherë për te lënë një takim dhe mjekuar këtë ndërlikim.
VIZITA JUAJ E RADHËS
Pacientet te cilët kryejnë ndërhyrje kirurgjikale preferohet te vijnë ne klinike pas 1 jave nga ndërhyrja për te kontrolluar plagën dhe për te hequr suturat. Ne raste te veçanta mund te lihet vizita edhe me pare.
Keni pyetje?
Kontaktoni AB DENT në 067 7400600