Periodontologji
Me përmirësimin e shëndetit oral në bote, kane dal në pah probleme të cilat nuk ishin të konsiderueshme 100 vjet më pare. Të tilla janë problemet e periodontit, indit mbështetës të dhëmbit. Sëmundja periodontale prek indet përreth dhëmbit, mishrat e dhëmbëve dhe kockën në të cilën është vendosur dhembi. Përparimi i kësaj sëmundje në stade të avancuara rrezikon dhe mund të sjelle humbjen e dhëmbit.
Synimi i terapisë periodontale është ruajtja e dhëmbit, duke parandaluar humbjen progresive të indeve përreth tij.
Tek AB DENT, pacientët me probleme të mishrave të dhëmbëve i nënshtrohen terapive dhe planifikimeve afatgjata për të rikthyer shëndetin e plotë të mishrave të dhëmbëve dhe për të mbajtur rezultate të suksesshme sa më gjatë.